FIFA jep leje për lojtarët e Kosovës
Pas shuam orë ankthi, FIFA jep dritën jeshile për 5 lojtarë që të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës.
Në këto momente, përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës janë njoftuar nga FIFA se Amir Rrahmani, Alban Meha, Herolind Shala, Milot Rashica dhe kapiteni Samir Ujkani mund të luajnë kundër Finlandës.
Në prag të ndeshjes kundër Finlandës, trajnerit të Kosovës, Albert Bunjakut janë shtuar edhe këta futbollistë në listën që mund të aktivizojë sot në orën 20:45.