FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fitorja e LVV, Nurellari: Një triumf i populizmit, partia nuk ka strukturë në terrenin partiak

Analisti Adri Nurellari në një intervistë për RTV Ora ka komentuar situatë në të cilën e ka gjetur 13 vjetori i pavarësisë Kosovën.

Nurellari është shprehur se në zgjedhjet e 14 shkurtit ka fituar fryma populiste, ndërkohë që shton se Vetëvendosja është një parti pa strukturë politike në terren.

Nurellari: Unë e konsideroj si një triumf të populizmit. Vala evropiane e populizmit që ka prekur shumicën e vendeve, ka prekur edhe Kosovën, ka prekur vende që kanë traditë demokratike qindra vjeçare.  Kjo është një parti populiste që i ka të gjitha tiparet që studiuesit kanë për populizmin. Janë tipare klasike dhe të mirëstudiuar tashmë, sepse ka një traditë të partive populiste që kanë shfrytëzuar këtë frustrim që përmenda më herët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partia populiste është e bazuar në një kult individi dhe në një udhëheqës karizmatik të veçantë. Partia nuk ka ndonjë strukturë të fortë në terren partiak, por funksionon me frymë. Fabula e konkurrimit është që populli është i papërlyer, i pastë dhe i kulluar. Gjendja e popullit është si pasojë e një lideri të kapur që do përmbysur dhe nuk ka një bazë të madhe ideologjike, por ka vetëm premtime të bazuara në një mllef mbi të kaluarën për premtime mbi një të ardhme më të mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?