Fjalimi i parë nga Justina Shiroka-Pula: Do të jem Presidente e të gjithë qytetarëve

Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka folur pas zgjedhjes në këtë post. Në fjalimin e saj të parë si Presidente, Shiroka-Pula tha se e pranon detyrën me nder dhe përgjegjësi të plotë, duke theksuar se mandati i saj u përket të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Sot e pranoj me nder të madh dhe me përgjegjësi të plotë detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës. Ky mandat nuk i përket vetëm një personi, ai i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza sakrifikuan.

Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, do të dal pa dallim politik, etnik apo shoqëror. Do të punojë për unitet, drejtësi, zhvillim dhe për forcimin e institucioneve tona. Kosova duhet të ecë përpara”, deklaroi ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?