“Flamuri kosovar dogji Notre Dame”, Ambasadori francez i quan skandaloze raportimet e mediave serbe

Ambasadori i Francës në Serbi, Frederic Mondoloni, i ka cilësuar skandaloze shkrimet e mediave serbe rreth zjarrit në Notre Dame si një dënim për vendosjen e flamurit të Kosovës në atë katedrale në përvjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore.

Mondoloni u tha gazetarëve në Beograd se komentet negative e kishin prekur thellë dhe se ai i kishte mos përfillur ato.

“Për mua, kjo nuk është Serbia që kam njohur dhe dashur në 18 muajt e fundit sa jam këtu. Unë mendoj se njerëzit që e bëjnë këtë duke pretenduar të mbrojnë vendin e tyre, në të vërtetë bëjnë dëm të madh”, porositi diplomati francez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?