Foreign Affairs: Stabilitet i brishtë në Kosovë e Maqedoni

Foreign Affairs përmes një shkrimi tërheq vërejtjen për stabilitetin e brishtë në tri shtete të Ballkanit, Maqedoni, Bosnjë dhe Kosovë.

Në artikullin e analistit Edward Joseph, thuhet se derisa Qeveria Amerikane nuk ka dhënë ndonjë deklaratë nga podiumi i pushtetit në Washington lidhur me konfliktin në Kumanovë ku u vranë 22 dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, shumica shqiptarë, magazini politik amerikan, Foreign Affairs në një shkrim nga analisti Edward Joseph, tërheq vërejtjen për stabilitetin e brishtë në tri shtete të Ballkanit, Maqedoni, Bosnjë dhe Kosovë dhe rrezikun e një përzierje të oportunistëve.

“Në një kohë kur Maqedonia përballet me një potencial të shpërthimit të brendshëm, Bosnja me një unitet më të brishtë që nga lufta dhe me Kosovën dëshmitare të një eksodi masiv të shtetasve të cilët sikur kanë humbur shpresat në pushtetin e saj të korruptuar dhe të përçarë, këto tri vende më të rrezikuara e të rajonit janë buzë gremine.” Artikulli tërheq vërejtjen e një përshkallëzimi dhe ‘rrëshqitjen kah radikalizmi apo edhe konflikti ndëretnik, i nxitur nga shfrytëzimi i situatës nga Rusia apo islamizmi radikal, si plotësisht të besueshme.’ Dhe nëse ndodhë kjo, shkruan më tej Foreign Affairs, ‘SHBA dhe diplomatët Evropian më në fund janë të detyruar të japin përgjige në pyetjen: Kush e humbi Ballkanin?, transmeton rtklive.

Artikulli më tej thekson se ashtu si në kulmin e luftërave në ish-Jugosllavi, Washingtoni dhe Brukseli do t’ia drejtojnë gishtin njëri-tjetrit.

SHKARKO APP