FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Gjendet raketahedhës në Kosovë, pranë kufirit me Serbinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar pasditen e sotme një raketahedhës M80 të kalibrit 64mm. Sipas policisë së Kosovës ajo është gjetur në kufi me Serbinë në afërsi të fshatit Kleqkë dhe ishte e mbështjellë me një qese të zezë. Për momentin nuk ka asnjë të dyshuar apo të arrestuar.

“Sot më datën 03.02.2025 rreth orës 16.00 derisa policët ishin në patrullim në zonën kufitare të Zubin Potokut në afërsi të fshatit Kleqkë në lidhje me informacione për rrugë alternative për kontrabandë të mallrave, kanë hasur në një qese najloni ngjyrë e zezë në të cilën mund të kishte diçka të dyshimtë.

Pasi ka arritur në vend ngjarje edhe forenzika rajonale, kemi vërejt se kemi të bëjmë me një raketahedhës M80 e kalibrit 64mm. Nuk ka të dyshimtë e as të arrestuar, por zona ku është gjetur ky raketahedhës është shumë afër kufirit me Serbinë”, njoftoi Policia e Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?