FOTO/ Haradinaj merr urimet e Trump për Vitin e Ri, konfirmon mbështetjen e palëkundur ndaj SHBA

Ramush Haradinaj, Kryeministri në detyrë i Kosovës, ka shprehur kënaqësinë e tij për kartolinën që i ka dërguar Presidenti i SHBA, Donald Trump, me rastin e Vitit të Ri. Haradinaj ka përforcuar qendrimin e fortë të Kosovës në krah të SHBA-së.

“I nderuar të pranoj letër urimi për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, – shkruam Haradinaj në Fb. –  Në kohën kur vëmendja e SHBA-së është e përqendruar në luftën kundër terrorizmit dhe rritjes së saj, Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin global të udhëhequr nga Amerika.

Marrëdhënia e Kosovës me ShBA’ në, nuk është vetëm një raport bilateral ndërmjet dy vendeve, por është speciale dhe e përhershme. Kjo marrëdhënie e fuqishme dëshmohet edhe me këto urime por edhe më lidhjet që kemi krijuar tash e sa kohë, e për të cilat ne jemi përherë mirënjohës.
Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë SHBA-të!”

SHKARKO APP