FOTO/ Ushtarët bënë shqiponjën me duar, Greqia: Ja si do ta pësojnë

Edhe pse mbetet ende e paqartë nëse është një foto e vjetër ose jo, kjo foto ka shkaktuar tension orët e fundit në rrjetet sociale, shkruan faqja himara.gr.  Në të shfaqen disa ushtarë me uniformën greke që formojnë me duar simbolin e flamurit shqiptar, shqiponjën.

Me siguri, janë ushtarë me origjinë shqiptare që shërbejnë për forcat e armatosura greke.

Një simbol i tillë është identifikuar si shenjë nacionaliste që kërkon të transmetojë idenë e “Shqipërisë së madhe” shkruajnë mediat greke.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë në këto media thuhet se kanë filluar menjëherë kërkimet për të gjetur përgjegjësitë administrative. Kështu janë identifikuar edhe personat që ndodhen në foto dhe rrezikohet edhe nënshtetësia e tyre greke. Për më tepër do të merret parasysh edhe ndarja e specialiteteve të tyre në ushtri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?