Fuqia e 85 vjeçares Shqiptare, rrëfen si i ndihmon gratë të mbeten shtatëzanë
E mbajtur edhe pse i ka mbi shpinë 85 vite jetë, nënlokja Hamlije rrëfen për fuqinë e mbinatyrshme. Ka mbi 70 vjet që ndihmon gratë që të mbesin shtatëzanë, e vetëm duke përdorur sapun e ujë. Këto janë dy produkte që i duhen për të kryer punë.
Puna nis me pak masazh për maksimumi tri seanca. Ajo njihet si nëna që u hap rrugën femrave që të realizojnë ëndrrën e tyre për tu bërë nëna, në rastet kur mundësitë për mbetje të lehtë shtatzënë, janë të vogla. Ajo është nga Gllanasella e Drenicës e Kosovës.
E moshuara rrëfen për portalin Kolona.al, se puna e saj s’ka orar. “Shpesh ngjeshjen e nis në 2:00 të mëngjesit dhe e përfundoj në 24:00”.
Asaj i duhet vetëm një dërrasë, që e mbështet pas muri. Aty ulen dhe femrat, ndërsa masazh nis t’iu bëjë duke përdorur vetëm sapun e ujë. Një punë e nisur që në moshën 14 vjecare, dhe mbi 70 vite qv e ushtron këtë zanat.
Ndërsa për ta kanë dëgjuar edhe njerëz nga mbarë bota.
“Vijnë të Amerikës, kanadeska të Kanades, suedezka… prej mas lufte kto t’jashtmet kanë ardh shumë. Vinë harape, gjermane, taljanka, s’di me kallxu…tekterna në Australi a t’bardha a t’zeza. O çka ka shtet që Zoti që ka bo, që nuk jesin pa kanë”, rrefehet e moshuara.
Vështirësitë që ka kaluar përgjatë jetës, ajo buzëqesh edhe pse nuk i fsheh dot rrudhat e vuajtjeve.