Fushata, Trump bën pjesë të fjalimit arritjen e marrëveshjes: Po ndalojmë vrasjet masive Kosovë- Serbi, u thashë: Djema, le të bëhemi bashkë!

Presidenti i SHBA, Donald Trump gjatë një tubimi në Karolinën Veriore ka cekur mes arritjeve të tij, dhe marrëveshjen Kosovë- Serbi.

Trump theksoi gjatë tubimit për fushatën se marrëveshja e 4 shtatorit është për Çmim Nobel, pasi sipas tij, Shtëpia e Bardhë po ndalon vrasjet masive mes dy shteteve.

Po ashtu ai thotë se u tha krerëve të shteteve respektive, që të bëheshin bashkë. Trump përmendi se Kosova dhe Serbia prej qindra vjetësh janë në konflikt me njëra- tjetrën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Historia tjetër, unë jam i sigurt se është një Çmim Nobel për paqen. Ne jemi duke ndaluar vrasjet masive midis Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë vrarë njëri-tjetrin për kaq shumë [vite]. Ata do të ndalojnë vrasjen. Unë i thashë” fellas, le të bashkohemi. Ju e dini, ata e kanë bërë atë për qindra vjet sinqerisht me emra të ndryshëm, “tha Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?