Gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës

Opozita sërish ka bllokuar sot seancën e Kuvendit të Kosovës.

Teksa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se bllokimi nuk mund të vazhdojë kështu.

Ai tha se do të bëjnë një pushim 30 minuta dhe seanca do të vazhdojë.

“Nuk do të lejojmë që në këtë kuvend të promovohet dhuna, nëse kanë guxim le të shkojnë te qeveria, pse vijnë këtu”, ka thënë ai.

Ndërsa pas rikthimit nga pushimi kanë rifilluar sërish debatet, ndërsa salla është përfshirë nga tymi, pasi deputetët e opozitës hodhën gazlotsjellës.

SHKARKO APP