Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 11:14 Reagon Hashim Thaçi pas dënimit të dytë “Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!”- shkruan ish-presidenti kosovar, Hashim Thaçi mënjëherë sapo Gjykata Speciale e Hagës e dënoi edhe me 17…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gazeta gjermane: Dredhia e Grenellit

Kosova E shtunë, 27 Qershor 2020 17:19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Situata politike në Kosovë, u trondit nga lajmi se zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka ngritur aktakuza ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Sipas prokurorit akuzat janë ngritur më 24 prill.

Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung”, shkruan se qëllimi i Richard Grenellit ishte që me një dredhi të quajtur “samit paqësor” të tërhiqte trupat nga Kosova para zgjedhjeve në SHBA. Në një koment të botuar në numrin e së shtunës gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” kërkon angazhim serioz të europianëve në Kosovë. Gazeta nga Müncheni shkruan:

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Kur një amerikan dëshiron të shquhet për ndonjë punë në Ballkan, ai me gjasë duhet ta ketë emrin Richard. Diplomati legjendar Richard Holbrooke arriti të imponojë paqen pas luftërave të përgjakshme të viteve 90-të, ky ka qenë kontributi më i madh negociator pas Luftës së Ftohtë. Pasardhësi i tij i padenjë Richard Grenell për fat të mirë dështoi me dredhinë e tij. Samiti paqësor i iniciuar prej tij mes Serbisë dhe Kosovës ka dështuar, sepse presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po ballafaqohet me një aktakuzë si kriminel lufte”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas “Süddeutsche Zeitung” motivi i Grenellit ishte shumë i thjeshtë: qëllimi i tij ishte “të ndërtonte një skenë” për tërheqjen e trupave amerikane nga Ballkani, para zgjedhjeve në SHBA.

“Për të arritur këtë qeveria e Trumpit do të pranonte shkëmbime territoriale mes Serbisë dhe Kosovës dhe një rritje masive të ndikimit kinezo-rus në rajon. Përpjekjet e mundimshme të BE-së për paqësimin dhe integrimin e rajonit do të hidheshin në ajër me një goditje. Brenda një jave qeveria e SHBA-ve dy herë ka vepruar kundër interesave të shteteve të BE-së. Pas premtimit për vendosjen e trupave amerikane në Poloni (pas tërheqjes së tyre nga Gjermania, v.j.) tani për tani dështoi së paku aksioni i pamenduar në Ballkan. BE tani duhet urgjentisht dhe me krejt fuqinë që ka të dëshmojë ndikimin e saj në të dy këto arena. Europa dhe fqinjët e saj nuk duhet të lejojnë të dëmtohen nga SHBA-të gjatë javëve, shpresojmë të fundit të Trumpit”.

Mund t'ju interesojë

Reagon Hashim Thaçi pas dënimit të dytë

Reagon Hashim Thaçi pas dënimit të dytë

Para 34 minutash
Tjetër dënim me burg për Hashim Thaçin në Hagë, shpallet fajtor për “pengim të drejtësisë”

Tjetër dënim me burg për Hashim Thaçin në Hagë, shpallet fajtor për “pengim të drejtësisë”

Para 50 minutash
Prokuroria Speciale në Hagë kërkon edhe 6 vjet, pra 31 vjet burg për Thaçin!

Prokuroria Speciale në Hagë kërkon edhe 6 vjet, pra 31 vjet burg për Thaçin!

Para 1 ore

Etiketat e lidhura

Hagahashim thaciRichard GrenelliUÇK-ja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reagon Hashim Thaçi pas dënimit të dytë
Para 34 minutash

Reagon Hashim Thaçi pas dënimit të dytë

Shorti i ëndrrave/ Shqipëria, Kosova dhe Greqia mund të përfundojnë në të njëjtin grup
Para 39 minutash Exclusive

Shorti i ëndrrave/ Shqipëria, Kosova dhe Greqia mund të përfundojnë në të njëjtin grup

Finlanda kërkon dialog me Rusinë pas luftës: Europa të mos varet vetëm nga SHBA
Para 44 minutash

Finlanda kërkon dialog me Rusinë pas luftës: Europa të mos varet vetëm nga SHBA

Hoxha nga Brukseli: Veprimi ndaj minave në Ukrainë, parakusht për rindërtimin dhe jo thjesht angazhim humanitar
Para 46 minutash

Hoxha nga Brukseli: Veprimi ndaj minave në Ukrainë, parakusht për rindërtimin dhe jo thjesht angazhim ...

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 15 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 21 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 13 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 12 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.