Gazetari i njohur kosovar del pozitiv në testin e koronavirusit

Gazetari i njohur kosovar, Berat Buzhala ka njoftuar përmes një postimi në FB, se ka kryer testin ndaj COVID-19 dhe ka rezultuar pozitiv.

“Sot e kam kry një test në QKUK dhe kam dalë pozitiv, pra e kam virusin e njohur si COVID 19. Në anën tjetër Leonard Kerquki që rri non stop bashkë me të ka dalë negativ. Po du me thanë që algoritmi i këtij virusi qenka interesant. Qekaq. Ka mundësi që krejt kemi me kalu kah ky viran”,- shkruan Buzhala.

Më tej ai thotë se ka shumë temperaturë dhe ethe.

“E di qe ju intereson: temperaturë dje kam pasë ma shumë, edhe ethe. Sot ma pak temperaturë e ma pak ethe. Nyjet nuk po me dhamin, erërat po i ni hala etj. etj.

Megjithatë e ftoj publikun qe te mos e zhvendosë vëmendjen prej ngjarjeve politike”, shkruan Buzhala.

SHKARKO APP