Gazetari në Kosovë merr vendimin pas infektimit me COVID-19 dhe vdekjes së të atit: S’kam ndërmend të harxhoj edhe një test…

Gazetari i njohur shqiptar në Kosovë, Berat Buzhala ka marrë vendim që mos harxhojë test që të konfirmohet nëse është negativ apo jo. Ai u konfrmuar me COVID-19 19 ditë më parë, teksa para 21 ditësh shfaqi simptomat kurse ditët e fundit humbi dhe të atin prej koronavirusit.

Por tashmë ai ka marrë vendimin që edhe pse ka 3-4 ditë pa simptoma, nuk do të harxhojë test që të konfirmohet negativ pasi numri i atyre që kanë nevojë të dinë nëse janë apo jo me COVID-19 është shumë i madh.

Buzhala thotë me pikëllim se nga gjithë simptomat që kaloi prej COVID-19, tashmë i ka mbetur veç dhimbja dhe malli.

Swiss Digital Desktop Reklama

STATUSI NGA BERAT BUZHALA

Swiss Digital Mobile Reklama

Kane kaluar 21 dite prej dites kur i kam pase simptomet e para te COVID’it dhe 19 dite prej kur kam dale pozitiv ne test. Cdokush qe eshte test pas kaq kohesh ka dale negativ, posacerisht nese nuk ke simptome ne tre – kater ditet e fundit.

Nuk e kam ndermend me shku me e harxhu edhe nje test, vec per me e konfirnu qe jam negativ, sepse numri i atyre qe kane nevoje me e dite nese jane infektu eshte teper i madh. Prej krejt simptomeve te COVID’it, tash me ka mbetur dhimbja dhe malli.

Na, pjesa e mbetur e familjes, jemi shnosh e mire. Tash ka mundesi qe me shihni ne qytet, sepse kam mbete ngujut qe 1 shekull. E kuptoj secilin prej jush qe edhe me tutje deshiron me e mbajte distancen sociale (me te madhe se sa e parashohin rregullat) me mu. Edhe une do te kujdesem me e mbajte me ju, ne menyre qe mos me ju ngushtu.

Life must go on, ose sic ka thane Freddy Mercury show must go on.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?