Gazetari thirrje Hotit nga Washingtoni: Mbro interesat e qytetarëve, jo tekat e paranojat e individëve

Gazetari i njohur Berat Buzhala, i cili ndodhet aktualisht në Washington për të raportuar nga afër takimin mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë, i ka bërë thirrje Abdullah Hotit të mbrojë interest e qytetarëve dhe jo tekat e individëve.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai thekson se ashtu si për çdo temë, edhe për marrëveshjen e sotme publiku do të ndahet në dysh, por ata që janë PRO, kanë një letër të fortë në dorë.

Më tej ai shton se nëse do të nënshkruhet drafti i fundit, atëherë kemi arsye për të qenë të kënaqur.

“Sido që të jetë, kurrë mos e harroni çfarë ofendimesh i kemi bërë Shtëpisë së Bardhë”, shkruan veç të tjerash gazetari nga Kosova.

Postimi i plotë:

Si per cdo teme, edhe per marreveshjen e sotshme publiku do te ndahet ne dysh. Mirepo ne qe jemi PRO saj e kemi nje leter te forte ne dore.

Nese do te nenshkruhet drafti i fundit te cilin e kam pa atehere kemi arsye per me qene te kenaqur. Sigurisht qe ta kishim shkru vete marreveshjen e kishim shkru ma te mire.

Sido qe te jete, kurre mos e harroni cfare ofendimesh i kemi bo Shtepise se Bardhe, qysh e kemi tmerru publikun per ndamje, qysh i kemi quajt kauboj ndermjetesuesit.

Une mendoj qe kerkush nuk ka arsye me u frikesu. Tash ka njerez ne Kosove qe jane kane kunder Rambujese dhe Ahtisaarit, ata nuk mundemi me i sheru.

Kryeministri Hoti duhet t’i mbroje interesat e qytetareve, e jo teket dhe paranojat e individeve.

SHKARKO APP