Gazetarin e rrahin dhe gjakosin në mes të lokalit, policia jep detajet për ngjarjen

Mbrëmë në një lokal në Prishtinë është rrahur gazetari i njohur i Radio Televizionit të Kosovës, Alin Ahmeti.

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje në lidbhje me rastin, derisa ka bërë të ditur se i dyshuari gjendet në arrati, përcjellë Indeksonline.

“Rr. B, Prishtinë 01.03.2020 – 22:15. Viktima mashkull K/Shqiptar gazetar i RTK-së ka raportuar se derisa kishte qenë në një kafiteri për motive të panjohura ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, viktima si pasoje e sulmit ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin e PK-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?