Gjermania “parashikon” se Vjosa Osmani nuk do të vazhdojë të mbetet presidente

Ambasada gjermane në Prishtinë ka bërë dy “parashikime” se Vjosa Osmani nuk do të jetë më presidente e Kosovës. Në një njoftim për mediet në lidhje me takimin e sotëm që ambasadori Rainer Rudolph pati me shefen e shtetit të Kosovës. Në rastin e parë u tha se ky takim u mbajte para përfundimit të mandatit të saj ndërsa në të dytin kur ajo u urua për angazhimet e saj të ardhshme.

“Kosova dhe Gjermania ndajnë një përkushtim të fortë ndaj lirisë dhe demokracisë: Në një takim me Presidenten Vjosa Osmani, para përfundimit të mandatit të saj, ambasadori Rainer Rudolph i dhuroi një libër mbi historinë e Murit të Berlinit – si një kujtesë se si vendimet politike mund të ndajnë, por edhe të bashkojnë njerëzit”, thuhet në pjesën e parë të këtij njoftimi, transmeton KosovaPress.

Ndërsa në të dytën thuhet se “ai (ambasadori) shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë mandatit të saj. Urime të përzemërta për Presidenten Osmani për angazhimet e saj të ardhshme, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal!”. Mandati i Osmanit, nëse ajo nuk zgjedhet prapë presidente, përfundon më 5 prill. /KosovaPress/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?