Gjilani: Isa Boletini të varroset aty ku i ka pritë topat e armikut

Kryetari i Gjilanit, përmes një statusi në Facebook ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me çështjen e rivarrosjes së eshtrave të Isa Boletinit.

Sipas tij, Isa Boletini duhet të varroset në vendin ku ai i ka pritur topat e armikut. Për Hazirin, zgjidhje të tjera janë të papranueshme.

“Aty ku i ka pritë topat kundër mbretërisë serbo-kroato-sllovene, aty e kanë vendin të pushojnë eshtrat e kolosit të kombit, Isa Boletini. Zgjidhjet tjera janë të papranueshme. Kaq!”, ka shkruar në Facebook Haziri.

Ndryshe dje është marrë vendimi që eshtrat e Isa Boletinit të varrosen pranë Ismail Qemalit, vendim ky që ka zgjuar reagime të shumta në Kosovë.

SHKARKO APP