E padëgjuar/Gjykata Speciale e ndalon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e të atit

Takimi i 13 marsit në ambientet e QKUK-së në Prishtinë, ku për tre orë qëndruan në praninë e njëri-tjetrit, do të jetë i fundit për Hashim Thaçin, me babanë e tij të ndjerë, Haxhi Thaçi. Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë nuk do ta lejojë ish-Presidentin e Kosovës që t’i japë të atit lamtumirën e fundit, duke ia ndaluar që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.

Lajmin e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) përmes një postimi në Facebook, ku shprehin edhe indinjatë e revoltë ndaj këtij vendimi. OVL-UÇK e cilëson këtë vendim kundër Thaçit si të padrejtë dhe çnjerëzor, i cili bie ndesh me vlerat universale të humanizmit dhe drejtësisë.

“Ky vendim nuk është vetëm një shkelje flagrante e të drejtave themelore të njeriut, por edhe një akt që cenon dinjitetin dhe ndjenjat më të thella njerëzore”, thuhet në reagimin e OVL UÇK-së. Po ashtu, organizata e veteranëve e ka konsideruar këtë vendim si një përpjekje të qëllimshme për të poshtëruar jo vetëm Thaçin dhe familjen e tij, por edhe ish-luftëtarët e UÇK-së.

Ky është veprim anti njerëzor dhe i padëgjuar në histori!

SHKARKO APP