Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 15:16 Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit Sot kryeministri Rama foli në Asamblenë e PS për disa probleme, por që në fillim ai kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjyqi ndaj ish-eprorit të UÇK-së/ Prokuroria në Hagë kërkon që gjykimi ndaj Salih Mustafës të nisë në mars

Kosova E hënë, 1 Shkurt 2021 14:33
Gjyqi ndaj ish-eprorit të UÇK-së/ Prokuroria në Hagë kërkon që gjykimi ndaj Salih Mustafës të nisë në mars
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkoi që gjykimi ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa të nisë në muajin mars, por pala mbrojtëse tha se gjykimi duhet të nisë në korrik ose pasi t’i kenë kryer hetimet e tyre.

“Dikur nga korriku në atë periudhë kohore, ndoshta nuk do t’i kemi përfunduar të gjitha hetimet tona, por kjo është koha e përafërt që mund të japë”, tha avokati i Mustafës, Julius Von Boné.

Në konferencën statusore apo për ecurinë e çështjes, Prokuroria tha se do të jetë në gjendje të dërgojë të gjitha materialet e dosjes hetimore deri më 15 shkurt. Por, mbrojtja tha se do t’i duhet kohë deri në gusht, që të kryejë hetimet, në mënyrë që të përgatitet për gjykim.

Zëvendësi i Prokurorit të Specializuar, Alex Ëhiting, tha se koha që po kërkon mbrojtja është e papranueshme. Ai tha se mbrojtja ka pasur kohë të mjaftueshme që të përgatisë çështjen e saj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Avokati i Mustafës, holandezi, Julius Von Boné, tha se mbrojtja parashikon që për dy muaj të intervistojë dy dëshmitarë, që sipas tij, do të mbështesnin një alibi për Mustafën, që mbrojtja dëshiron ta paraqesë.

Mbrojtja tha se ka në agjendë që të intervistojë edhe dëshmitarë të tjerë dhe të analizojë raporte, të cilat do t’i ndihmonin ta ndërtonin rastin e tyre. Por, prokuroria tha se “objekti i çështjes është shumë i qartë dhe nuk ka nevojë për hetime të zgjeruara”, thanë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjatë seancës, Prokuroria u zotua që do t’ia dorëzojë palës mbrojtëse materialet e nxjerra, duke përfshirë edhe ato shfajësuese.

Prokuroria përmendi se këtyre materialeve mund t’iu shtohet edhe një dëshmitar, i cili është intervistuar më herët nga ta, por që prokurorët ende janë duke verifikuar të dhënat.

Në këtë seancë nuk mori pjesë Salih Mustafa, gjë për të cilën ai i ka njoftuar me shkrim Dhomat e Specializuara.

Von Boné foli edhe për materialet që ka pranuar nga Prokuroria dhe tha se nuk ka pasur ndonjë vështirësi, përveç se disa materiale nuk janë të përkthyera në shqip.

“E vetmja vështirësi është se disa nga materialet e nxjerra janë në gjuhën angleze, disa nga deklaratat nuk janë përkthyer në shqip. Kjo është e vetmja vështirësi që kemi”, tha Von Boné .

Mund t'ju interesojë

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

13 Nëntor 2026, 11:03
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

12 Nëntor 2026, 22:01

Gjatë seancës, Von Boné dy herë kërkoi nga gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou që seanca të mbyllet për media, ku palët të diskutojnë lidhur me provat, të cilat mund të përmbajnë informacione të mbrojtura.

Salih Mustafa akuzohet nga Dhomat e Specializuara për krime lufte. Aktakuza ndaj tij ka katër pika: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.

Më 28 tetor, të vitit 2020, Mustafa u deklarua i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës. Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa u arrestua më 24 shtator në shtëpinë e tij që gjendet në periferi të Prishtinës, pasi i ishte konfirmuar aktakuza për krime lufte.

Prokuroria e Specializuar në Hagë heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty. /Rel/

Etiketat e lidhura

Salih Mustafa
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit
Para 17 minutash

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 28 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin
Para 29 minutash

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 38 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 15 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 18 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.