Grenell tregon e kujt ishte ideja e shkëmbimit të territoreve
Richard Grenell, i dërguari i posaçëm amerikan për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë e ka bërë të çartë edhe një herë se e kujt ishte ideja e shkëmbimit të territoreve mes dy shteteve Kosovë e Serbi. Gjatë një interviste në Fox News ai u pyet nga gazetarja rreth takimit që do të mbahet në Washington me 27 qershor. Sqaroi se çështja e shkëmbimit të tokave mes dy shteteve nuk ishte ide e presidentit aktual të Amerikës.
“Për momentin jam në një situatë ndryshe, për shkak te situatës së krijuar nga John Bolton që ka qenë tjetër nga presidenti Trump në raport me Kosovën dhe Serbinë. Mua më është dashur te luftoj gjatë gjithë kohës me thashethemet për shkëmbim të territoreve, qe nuk është në asnjë mënyrë politikë e Trump, por te dyja palët thonë se kjo u është thënë nga Bolton” , ka thënë Grenell gjatë kësaj interviste.
Prandaj Grenell thotë se është duke luftuar me këtë thashetheme që ka rrjedhur nga fakti që Bolton ka ndjekur një politikë të veten e jo të presidentit Trump.