Grenell: Trump e ka prioritet kryesor çështjen e Kosovës dhe Serbisë

I dërguari special i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell shprehet se administrata e Presidentit Donald Trump e ka prioritet zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në mediat sociale, Grenell ka reaguar kundër zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, në kohën kur President ka qenë Bill Klinton dhe shton se ish-zytrtari është mërzitur nga marrëveshja e fundit.

“Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë i Bill Klinton është i mërzitur që Kosova dhe Serbia ranë dakord për hapat e normalizimit ekonomik. Ai qartazi dëshiron konflikt të vazhdueshëm. Pse ata kaq gjatë u injoruan nga Washingtoni? Administrata Trump do të vazhdojë ta ketë Serbinë dhe Kosovën prioritet kryesor”, ka shkruar Grenell.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët zëdhënësi i Bill Clinton, Joe Lockhart, kishte shkruar se askush nuk beson më Trumpin dhe as marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë. “Kjo sepse të gjithë ju kanë keqinterpretuar dhe askush nuk ju beson”, ka shkruar Lockhart në Twitter.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?