Greqia e Shqipëria, destinacionet e preferuara për qytetarët e Maqedonisë

Sezoni turistik këtë verë ka nisur më herët. Një pjesë e madhe e qytetarëve veçmë ndodhen për pushime jashtë Maqedonisë, kryesisht në Greqi.

Për qytetarët e anketuar nga Alsat situata politike pas nënshkrimit të marrëveshjes midis Athinës dhe Shkupit, protestat në vendin fqinj kundër paktit nuk i pengon ata që të kalojnë pushimet verore në pikat turistike greke.

“Po jam gati dhe do të shkoj në Greqi”.

“Po në Greqi do të shkojmë. Po shumë mirë është atje, kemi një shtëpize, kështu që ajo pjesë ku shkojmë ne është qetë dhe nuk kemi pasur asnjëherë probleme, tani më 10 vite ose më shumë shkojmë atje”.

“Po prej kohe jemi gati, do të shkojmë në Greqi”.

“Po kam qenë në Greqi dhe asnjëherë nuk kam pasur probleme, nuk merrem me politik dhe për mua është shumë mirë. Viteve të fundit më pëlqen më shumë Shqipëria klima është më e mirë si dhe çmimet e Shqipërisë janë më të pranueshme për ne. Në Shqipëri mund të njëjtin ushqim t’a konsumosh, cilësia e mirë dhe çmimi më i ulët”.

Megjithatë një pjesë e madhe e qytetarëve edhe këtë vit nuk mund të shkojnë për pushime për shkak të kushteve ekonomike.

“Askund nuk shkohet pa para. Po nuk ka, kemi rroga shumë të vogla. Më herët kemi shkuar në pushime por tanimë jo”.

“Edhe në Shqipëri edhe në Greqi edhe në Bullgari, njeriu ku do që të shkojë kur ka para dhe është I gatshëm për të gjithkund është bukur”.

Sipas të dhënave të agjencive turistike, destinacionet më të kërkuara nga qytetarët për të kaluar pushimet edhe këtë verë mbeten Turqia, Shqipëria dhe Greqia.

SHKARKO APP