Greqia, konfirmon mbështejen për pjesmarrjen e Kosovës në projektin TAP

 

Kujtim VANI

Greqia mbështet integrimin e Kosovës në strukturat Euro-Atlantike, sigurisht dhe bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit, tha Ministri i Jashtëm Nikos Koxhias në takimin që kishte sot në Prishtinë me kryeministrin, Isa Mustafa dhe Zëvendës Kryeministrin dhe Ministr i Jashtëm, Hashim Thaçi . Ministri grek i Jashtëm theksoj, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e tij Thaçi, se stabiliteti, paqja dhe siguria është e vetmja rrugë për prosperitetin e të gjitha vendeve të rajonit tonë, ndërkohë që sot gjeopolitika është shumë më e rëndësishme se në të kaluarën.Gjatë takimeve u diskutuan perspektivat për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat, si në ekonomi, kulturë dhe energji, ku zoti Koxhias shprehur mbështetjen e Greqisë për pjesëmarrjen e Kosovës në projektin e tubacionit TAP. Në këtë kontekst, të dy palët ranë dakord për hapjen e zyrës tregtare të Kosovës në Greqi. Ministri kosovar Hashim Thaçi, nga ana e tij, theksoi rëndësinë e zgjerimit të marrëdhënieve dypalëshe me Greqinë dhe mbështetjen e saj. Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për çështjen e nacionalizmit në Ballkan, theksoi se nuk ka vend për ekstremizëm në Ballkan dhe në Evropë, duke vënë në dukje se vendet e Ballkanit meritojnë të jenë pjesë e BE-së dhe NATO-s. "Ne duhet të mësojmë nga historia dhe jo të bëhemi robër të saj." theksoi ministri grek Koxhias. Në lidhje me njohjen e pavarsisë së Kosovës, Ministri i Jashtëm grek u shpreh; “siç e sqarova edhe kryeministrin kosovar, kjo varet nga dy kritere: Nga njëra anë, nevojat e rajonit dhe ana tjetër interesat kombëtare dhe evropiane. Ai vuri në dukje se Greqia u përket pesë vendeve të BE-së, si Rumania, Qipro, Sllovakia dhe Spanja, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën. Pas takimeve Ministri i Jashtëm u nis për Tiranë, për një vizitë dy ditore ku do të ketë takime me udhëheqjen politike shqiptare. Nesër, të mërkurën më 15 korrik në orën 10.30 sipas orës lokale shqiptarer z. Koxhias do të takohet me Ministrin e Jashtëm shqiptar z. Ditmir Bushatit. Pas bisedimeve, do të japin një deklaratë për shtyp. Gjithashtu Ministri i Jashtëm grek do të takohet me Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama, me kryetarin e Parlamentit, zotin Ilir Meta, ku më vonë në pasdite zoti Koxhias do të pritet nga Presidenti i Republikës z. Bujar Nishani, si dhe do të takohet me liderin e opozitës, z Luzlim Basha. Ndërkohë Ministri grek i Jashtëm Nikos Koxhias, të enjten me 16 korrik, do të takohet me përfaqësuesit e minoritetit grek në Shqipëri.

 Deklarata e plot e MPJ grek Koxhias

Nikos Koxhias: Do të doja të shpreh kënaqësinë time që jam këtu në Kosovë. Ne besojmë se detyra më e rëndësishme në Ballkan është për të krijuar stabilitet dhe siguri,  për tu dhënë shpresë të gjithë popujve të Ballkanit, por edhe për të kultivuar besimin mes nesh. Unë do të doja të shpreh kënaqësinë time të madhe që jam këtu në Prishtinë dhe kjo më jep mundësinë për të folur me Zëvëndës Kryeministrin dhe Ministër i Jashtëm z.Thaçi. Të gjithë e dimë mirë se situata sot është shumë e vështirë dhe gjeopolitika është gjithnjë e më e rëndësishme se në të kaluarën. Siç vazhdoj të them, jetojmë në Ballkan brenda një trekëndëshi destabilizimi. Në krye është Ukraina. Në të majtë Libia dhe në të djathtë kemi Lindjen e Mesme – Irakun dhe Sirinë. Dhe stabilizimi i rajonit tone të Ballkanit, përbënë prioritetit tonë më të rëndësishëm, pasi është e vetmja mënyrë për të sjellë prosperitet dhe zhvillim në vendet e Ballkanit. Besoj se Kosova dhe Greqia mund të krijojnë dhe të zhvillojën të gjitha format e bashkëpunimit, paqes, sigurisë dhe stabilitetit. Diskutuam në lidhje me dyndjen e refugjatëve, për emigracionin, arsimin dhe kulturën, gjithashtu edhe për të gjithë rrjetet e mëdha që do të zhvillohen dhjetë vitet e ardhshme në të gjithë rajonin e Ballkanit. Politika greke është një politikë që inkurajon pjesëmarrjen e të gjithëve, ku përfshinë edhe Kosovën, në këtë rrjet të ardhshëm të projektit të tubacionit të gazit TAP, transportit hekurudhor, si dhe çdo projekt tjetër të përbashkët që do të zbatohet në rajon. Gjithashtu, për ne është shumë e rëndësishme për të gjetur mënyra për të forcuar bashkëpunimin tonë në sektorin kulturor dhe arsimor. E ftova z. Thaçi në Athinë dhe e presim. Vendosëm të hapim një zyrën të Kosovës në Athinë. Propozimi ynë ishte që zyra të vendoset në Selanik ose në Athinë, ku të dëshironin kta, dhe shoh se zoti Thaci preferon Athinën. Ne mbështesim Kosovën në drejtim të forcimit të bashkëpunimit me strukturat dhe institucionet euro-atlantike. Ne ishim vendi i parë në Ballkan që u bë anëtare e NATO-s dhe më pas I Bashkimit Evropian. Prandaj ne kemi eksperiencë, ne kemi potencial dhe mund të ofrojmë ndihmesën tonë sa herë që na kërkohet. Biseduam për forcimin e marrëdhënieve tona ekonomike. Në këtë kontekst, do të doja të shpreh kënaqësinë time për bashkëpunimin e mirë ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Marrëveshjen e Asocim- Stabilizimit. Kjo është shumë e rëndësishme për ne. E ardhmja e Ballkanit është brenda strukturës evropiane. Dhe diçka të fundit por shumë e rënësishme, është se ne mbështesim dialogun mes Kosovës dhe Serbisë: një diskutim që krijon më shumë siguri dhe është një hap drejt paqes në të gjithë rajonin. Ndër të tjera do të doja të shpreh kënaqësinë time të madhe që jam ministri i pare i jashtëm i Greqisë, ku vizitoj Kosovën, siç i deklarova dhe kryeministrit tuaj misioni i Ministrit të Jashtëm është që të përgatisë vendin për tu hapur rrugë dhe të tjerëve. Ju presim në Athinë dhe ju falenderojm shumë për mikpritjen tuaj dhe për bisedimet që kishim. Në lidhje me pyetjen për ekstremizmin, Koxhias u përgjigj: Më lejoni të shpjegoj arsyetimin tim. I thashë kryeministrit tuaj më pare, se  Churcilli, ka thënë se në këtë rajon të botës, në Ballkan prodhojnë më shumë histori sesa mund të konsumojnë. Dhe i thashë se unë mendoj ndryshe, dmth që duhet të përdorim historinë, duhet të mësojmë nga historia, por ne duhet të jemi një hap më përpara se historia. Se rreziku është më i madh kur bëhemi robër të histories. Pra, më e rëndësishme për mua është që të krijojë në të gjithë Ballkanit kushte që të mendojmë për bashkëpunimin, sigurinë dhe stabilitetin. Dhe në këtë kontekst, bëjmë më të mirën që mundemi për Kosovën. Mbështesim përfshirjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare si, Interpoli dhe UNESCO. Dhe jemi të gatshëm për ta mbështetur atë. Mbështesim dhe jemi ndër vendet e para për të ofruar mbështetjen tonë në këtë drejtim – vendosjen e lidhjeve ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Dhe ne jemi të gatshëm për ti ofruar Kosovës, kur të ketë nevoj  apo dëshirë, ekspertizën tonë dhe ndërhyrjen tonë në lidhje me temat e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe me NATO, sepse jemi vendi anëtar më i vjetër i Bashkimit Evropian dhe NATO-s në të gjithë rajonin Ballkanik. Prandaj, kemi hapur rrugën, Bëmë hapin e parë mevizitën e ministri të Jashtëm grek këtu në Kosovë. Sa i përket njohjes, mendoj se duhet ta shikojm çështjen bazuar në dy kritere. Një kriter është nevojat e përgjithshme e rajonit dhe i dyti në interesin tonë kombëtar dhe evropian. Na duhet të shohim në të ardhmen mënyrën se si  do ti zbatojëm në praktikë këto dy kritere.

SHKARKO APP