Greqia, pakt partneriteti strategjik me Serbinë
Greqia dhe Serbia do të nënshkruajnë së shpejti një marrëveshje për partneritet strategjik mes tyre. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti grek, Prokopios Pavlopoulos sot gjatë një takimi me kryeministren serbe, Ana Brnabiç. Brnabiç njoftoi se në muajin dhjetor, kur do të nënshkruhet partneriteti strategjik, në Athinë do të jetë dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kryeministrja serbe ndodhet në Athinë për të marrë pjesë në samitin Euro Afrikan, ku merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama.
Presidenti grek i cilësoi marrëdhëniet me Serbinë si të shkëlqyera. Kryeministrja greke ka vlerësuar mbështetjen e Greqisë për Serbinë dhe politikën e saj të jashtme në Ballkanin Perëndimor. Kryeministrja serbe ka falënderuar presidentin grek për “pozicionin që Greqia mban ndaj Kosovës”.