Habit Mustafa Nano: Kosova është edhe e Serbisë

Analisti Mustafa Nano sot në emisionin “Opinion” ka deklaruar se shqiptarët duhet të pranojnë se “Kosova është edhe e Serbisë”.

Në analizën e tij, Nano tha se “në këtë botë që quhet Ballkan jemi të detyruar të bashkëjetojmë. Kosova është dhe Serbi, sepse aty ka edhe kisha serbe. Duhet të marrë fund ky budallalliku ballkanas”,- tha Nano.

Ai shtoi se “zgjidhja ideale për Ballkanin do të ishte shkëmbimi i territoreve”.

Nano u kundërshtua nga ish-zëvendësministrja, Edit Harxhi e cila tha se historia është në favor të shqiptarëve dhe se kishat serbe sot në Kosovë dikur kanë qenë shqiptare.

SHKARKO APP