Hahn: Nëse Serbia normalizon raportet me Prishtinën, negociatat për antarësimin hapen në fund të vitit
Eurokomisioneri për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat për Zgjerimin, Johannes Hahn deklaroi sot se Bashkimit Evropian do të dëshironte të integronte të gjithë Ballkanin Perëndimor, në ndërkohë që shtoi se shpresonte që Serbia do t’i hapte shpejt kapitujt e parë në negociatat për anëtarësim.
”Pavarësisht se presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker e deklaron shpesh se gjatë pesë viteve të ardhshem nuk do të ketë zgjerim, unë ju siguroj se ky komision dhe të gjitha institucionet e unionit duan ta shohin gjithë Ballkanin Perëndimor në BE”, deklaroi Hahn në hapje të një konference për Ditën e Bashkëpunimit Rajonal.
”Nëse kërkesat për hapjen e Kapitullit 35, që është i lidhur me normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën do të plotësohen deri në qershor, jam i sigurtë se kapitujt e parë do të hapen para fundit të këtij viti”, theksoi ai lidhur me bisedimet e anëtarësimit të Serbisë.
Hahn shprehu shqetësimin për krizën politike në Maqedoni dhe u bëri thirrje politikanëve për rivendosjen e dialogut.
Ai komentoi edhe përparimet e Malit të Zi dhe deklaratën e liderëve politikë të Bosnja-Hercegovinës