Halil Matoshi: Thaçi të japë dorëheqje

 

Analisti politik Halil Matoshi ka reaguar pasi Kosova nuk arriti të pranohej në UNESCO në votimin e sotëm në Konferencën e Përgjitshme të UNESCO-s.

Matoshi është shprehur se fajtor janë lidershipi që dështoi t’i bindë  disa vende liberale pse Kosova duhet të bëhej duhej anëtare e UNESCO-s.

“Sot Hashim Thaçi duhet me dhane dorëheqje – ai asht fajtori i pare – ai qe verdallosej me analfabetin Behgjet Pacolli, i cili as Kazakistanin e tij nuk e bindi ne favor te Kosoves.
Prandej sot para popullit te Kosoves duhet me u sqarue ata qe me 2004 e perdorshin edhe RTK-ne me kall kisha te krishtera!”.

Ai ka folur edhe për Rexhep Bojën që është ambassador në Arabinë Saudite, transmeton Klan Kosova.

“Nuk e kuptoj si ndihet sot dhe per cka rri ende Rexhep Boja ambasador ne Arabine Saudite dhe nuk e kuptoj Fuad Ramiqin qe me aq zell luftonte per te drejten e Palestines (madje tuj mbledh ndihma nga varfnjaket kosovare” ka përfunduar ai.

SHKARKO APP