Hapja e urës së Ibrit, ndihmësekretari i NATO-s pritet nga Presidentja Osmani

Ndihmëssekretari i NATO-s, Thomas Guoffus ka nisur takimet në Kosovë, ku temë e nxehtë e diskutimeve do të jetë çështja e hapjes së urës së Ibrit.

Takimin e parë Guoffus po e zhvillon në Presidencë me kryetaren e shtetit Vjosa Osmani. Takimi është duke u mbajtur në objektin e Presidencës, ndërsa mediat janë lejuar që të filmojnë vetëm në fillim të takimit.

Guoffus pritet të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, ashtu siç shefi i qeverisë e njoftoi ditën e djeshme në mbledhjen e qeverisë. Vizita e Guoffus në Prishtinë vjen pak ditë pas vizitës Admiralit amerikan Machel.

SHKARKO APP