Haradinaj: Ajo që nuk u realizua në shtator, pra njohja e Kosovës, lexohet qartë në letrën e Biden

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se është e pritshme që kërkesa e presidentit Biden t’i kërkohet Serbisë njohja reciproke për Kosovën.

Haradinaj: Është e pritshme që kërkesa e presidentit Biden t’i kërkohet Serbisë njohja reciproke për Kosovën. Mendoj se ajo që është shprehur në atë letër do të jetë edhe qëndrimi i presidentit Biden për Kosovën si politikë. Tani do të shohim një energji të re për këtë njohje.

Ajo që nuk u realizua në shtator, pra njohja e Kosovës, lexohet qartë në letrën e Biden. Ky është jnë ndryshim në politikën e SHBA-ve, por për ne është diçka e pritshme dhe nuk jemi të befasuar. Serbia e ka kuptuar që pretendimet e tyre janë ëndrra.

Haradinaj u shpreh se lidershipi amerikan zgjidh çështjen e Kosovës, pa ta çështja nuk zgjidhet. Ai shtoi se nuk mendoj se është faji i administratës Trump apo i Grenellit, por sipas tij është faji i rajonit që ka dhënë ide dhe propozime të gabuara lidhur me çështjen e Kosovës.

Haradinaj: Ne nuk shohim garë më mes SHBA-së dhe BE-së lidhur me dialogun Serbi-Kosovë. Kancelaria Merkel, presidenti Macron dhe të gjithë të tjerët, do të jenë një ekip lidhur me çështjen e Ballkanit. Mendoj se lidershipi amerikan zgjidh çështjen e Kosovës, pa ta çështja nuk zgjidhet.

Administrata e presidenti Bush na ka dëgjuar në shumë raste dhe na kanë dhënë mundësi që të shprehim argumente në kohën e idesë së shkëmbimit të territoreve. Nuk mendon se është faji i administratës Trump apo i Grenellit, por mendoj se është faji i ynë në rajon që kemi dhënë ide dhe propozime të gabuara. Prandaj edhe administrata Biden ka nevojë për qartësinë tonë.

Ramush Haradinaj u shpreh senuk kishte shkëmbim, por vetëm kompensim për Serbinë për njohje, ku do të jepej një pjesë nga Veriu i Kosovës dhe Trepça.

Haradinaj: Nuk kishte shkëmbim, por vetëm kompensim për Serbinë për njohje, do të jepej një pjesë nga Veriu i Kosovës dhe Trepça. Çështja e shkëmbimit ishte vetëm një mbulim ku ne nuk do të merrnim gjë.

Njohja do të ishte e paqartë, sepse kufijtë e Kosovës më 17 shkurt nuk do të ekzistonin më. Ishte një operacion shumë i rrezikshëm dhe ishte  një llogari për interesa personale të politikës.

Haradinaj u shpreh senuk mund të kthehemi në pazaret e territoreve me pasardhësit e Milosheviçit. Ai shtoi se nuk ka dy interesa shqiptarë, por vetëm një interes.

Haradinaj: Ne e duam Shqipërinë dhe do të ishte nder që të përfaqësoheshim nga Shqipëria dhe të jemi bashkë, dhe nuk ka rëndësi se kush është kryeministër sot apo nesër. Asnjë energji kundërshtues e nuk vjen se Shqipëria ka rol, sepse ne kemi nevojë për atë rol të Shqipërisë, se fuqia e saj është edhe e jona.

Por këtu kemi të bëjmë me një plan kundër interesave të shqiptarëve dhe të humbet ajo që është arritur me aq dhimbje. Nuk mund të kthehemi në pazaret e territoreve me pasardhësit e Milosheviçit. Nuk ka dy interesa shqiptarë, por vetëm një interes.

Kosovë është edhe fitore e shqiptarëve dhe e Shqipërisë. E vetmja e arritur pas 100 vitesh është Kosova e pavarur. Imagjino kur e hap këtë të arritur për interesa të Serbisë.

SHKARKO APP