Haradinaj: Anëtarësim në NATO ose bashkim me Shqipërinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe kandidati për President, Ramush Haradinaj ka thënë se fokusi i tij si i pari i vendit do të jetë anëtarësimi në NATO. Sipas tij, nëse nuk ndodh anëtarësimi në NATO, Kosova duhet bashkuar me Shqipërinë.

”Ne kemi përgatitur një plan ekonomik se mendojmë se më rëndësi është ndalja e rënies ekonomike dhe rifillimi i ekonomisë. Fokusimi im personal është te përgjegjësitë e Presidentit të vendit kryesisht te pjesa e sigurisë dhe anëtarësimit në NATO. Ne jemi të interesuar të kemi qartësi të rrugës sonë deri në NATO dhe paralajmërojmë që nuk mund të mbetemi pezull. Ne dëshirojmë me ditë se kur është koha kur do të jemi anëtarësimi në NATO, dhe nëse nuk arrihet kjo atëherë nuk na mbetet rrugë tjetër pos ti kthehemi asaj që na takon me bë e që është bashkimi me Shqipërinë”, tha Haradinaj.

SHKARKO APP