Haradinaj arrin marrëveshje me Mustafën për koalicion, ja postet që merr AAK
Është nënshkruar marrëveshja e koalicionit në mes të LDK’së dhe AAK’së, raporton Gazeta Express.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj pas takimit me të parin e LDK’së, Isa Mustafën.
Ai ka bërë të ditur edhe emrat që i kanë për ministra, 4 ministri dhe 1 zëvendëskryeministër.
AAK merr Ministrinë e Drejtësisë, Arsimit, të Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit Ekonomik.