Haradinaj: Ata që mbështesin ndryshimin e kufijve do varrosen politikisht

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, komenton sërish idenë e ndryshimit të kufijve me Serbinë.

Me një ton më të ashpër nga herët e tjera, shefi i qeverisë lëshoi këtë paralajmërim.

“Ideja e Vucic, Dacic, e të tjerëve, kushdo qofshin ata, vazhdon prej një shekulli. Prej një shekulli serbët gatuajnë në kuzhinat e veta idenë e ndarjes të tokave të shqiptarëve. Por tani është një brez tjetër dhe e kanë marrë vesh, që nuk mund t’i ndajë njeri tokat e shqiptarëve”, tha Haradinaj.

“Ata mund të bëjnë fqinjësi me shqiptarët nëse duan por nuk mund të luajnë më kufijtë në Ballkan. Do të varrosen krejt politikisht ata që marrin këtë rrugë”,- tha Haradinaj.

Haradinaj foli edhe për takimin me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, për të cilin u raportua se ishte shumë i ashpër. Ndër të tjera, kryeministri komentoi dhe marrëdhëniet Kosovë-SHBA dhe moho i të ketë pasur lëkundje në këtë drejtim.

SHKARKO APP