Haradinaj: Baca Adem, prehu në paqe!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vdekjes së veprimtarit të shquar shqiptar, Adem Demaçit, në moshën 82 vjeçare. Haradinaj ka thënë se Baca Adem gjithë jetën i ka shërbyer ardheut dhe po ashtu i ka nderuar.

I pari i ekzekutivit përmes një shkrimi ka thënë se përjetësisht do t’a nderojnë e kujtojnë veprën dhe emrin e Demaçit.

“Prehu në paqe Baca Adem! Gjithë jetën i shërbeve dhe gjithë jetën e nderove atdheun. Përjetësisht atdheu do ta nderojë e kujtojë veprën dhe emrin tënd”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?