Haradinaj bën homazhe te varri i Rugovës, respekti ndaj tij është i përjetshëm

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë homazhe pranë varrit të ish presidentit Ibrahim Rugova, në përvjetorin e vdekjes së tij.

Haradinaj ka vizituar edhe familjen e ish-presidentit, Rugova për të cilën tha se ka dhënë shumë për Kosovën.

“I shprehim respekt jetës dhe veprës së presidentit Ibrahim Rugova. Respekti për të do të jetë i përjetshëm”, ka thënë Haradinaj pas vizitës në familjen Rugova.

Sot, 12 vjet më parë kishte ndërruar jetë ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

SHKARKO APP