Haradinaj: Besojmë në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se besojmë në pafajësinë e presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit dhe të gjithë bashkëluftetarëve të tjerë.

“Populli shqiptar i Kosovës me të drejtë zhvilloi luftë për liri, pas shtypjes së egër nga regjimet e ndryshme serbe, që zgjati pothuajse një shekull, duke kulmuar me regjimin e Millosheviqit”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP