Haradinaj e deklaron “të vdekur” opsionin e ndarjes së Kosovës

Kryeministri i Kosovws, Ramush Haradinaj ka thënë se me prekjen e kufijve, Rusia do të ftohej të rrisë ndikimin e saj në Ballkan. Ai gjithashtu ka folur për dialogun, marrëdhëniet me SHBA-të e çështje tjera.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në RTV Dukagjini tha se hapja e kufijve do të ishte një ftesë për Rusinë për t’i dhënë më shumë rol në rajon.

“Hapja e kufijve dhe lëvizja me kufi është proces që vështirë se do të mbyllet. Nuk dihet kush fiton, supozohet se krijohet një situatë e paqartë që do të ishte një ftesë për Rusinë për më shumë rol…Presidenti i Kosovës mban këtë pozitë në bazë të kushtetutës, por opsioni për ndarje të Kosovës, që ndoshta dikush e ka shtyrë atë për ta promovuar, ka “vdekur” realisht”, tha Haradinaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Idenë e hapjes së kufijve Haradinaj e cilësoi të rrezikshme duke e krahasuar me temën e demarkacionit e cila mund të provokonte luftë civile.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ju e dini që për pak hektarë të vlefshëm që fatmirësisht u gjet zgjidhje, ishim duke shkuar drejtë luftës civile. Askush nuk mund të bëj shaka më me këtë vend”, shtoi Haradinaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?