Haradinaj falenderon mbështetësit: Nuk shkel mbi lirinë e popullit (FOTO)

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përcjell nga Strasburgu, protestën e organizuar në Prishtinë në mbështetje të tij. Haradinaj thotë se është krenar me popullin e Kosovës dhe me mbështetjen e pakursyer që i kanë ofruar,.

Statusi i plotë:

Të dashur bashkëkombasit e mi, po ju përcjell nga larg dhe në rrethana të pazakonshme, por edhe me kaq sa po mund tu shoh, jam krenar me popullin tim!

Mbështetjen tuaj të madhe e të pakursyer, gjithandej nëpër Botë, e kuptoj si mbështetje për lirinë dhe egzistencën e Kosovës dhe të secilit prej nesh! Fatin tonë e kemi lidhur me lirinë e përbashkët, dhe unë duke qenë njëri prej Jush, nuk shkel mbi lirinë e popullit tim. Juaji Ramush Haradinaj

SHKARKO APP