Haradinaj: Kryeministri i shkarkuar vazhdon me shkarkime, epidemia po politizohet
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas shkarkimit të Bordit Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës nga qeveria në detyrë.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se epidemia po politizohet nga qeveria aktuale mbi supet e shëndetin e popullit.
Postimi i plotë
”Kryeministri i shkarkuar vazhdon me shkarkime.
Qeveria në ikje sot në kohë epidemie gjatë kohës kur qanë e çirret se të tjerët po sulmojnë padrejtësisht, merr vendimin më të rrezikshëm menaxhues duke vënë në rrezik tërë popullin. Sot kjo Qeveri e mashtrimit shkarkon bordin kinse politik të ShSKUK-së për ta zëvendësuar me këshilltarin POLITIK të Ministrit, kandidatin për deputet të Vetëvendosjes, Mirsad Shkretën.
Epidemia po politizohet nga kjo Qeveri mbi supet e shëndetit të popullit. Kryeministri i shkarkuar me mbi 2/3 të Kuvendit, vazhdon me shkarkime. Ja fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie, e cila parim të vetëm ka mashtrimin. Kjo është shkapje për kapje!
RH”