Haradinaj: Mashtruesi Albin Kurti nuk do të krijojë qeveri
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke e quajtur sërish Albin Kurtin mashtrues, ka deklaruar se ai çdoherë ka bërë politikë punuar për të qenë vet kauza dhe nuk e ka qëllimin t’i krijojë institucionet.
Haradinaj i bëri këto komente në Kuvendin e Punës të AAK-së, ku pikë e rendit të ditës janë orientimet strategjike dhe objektivat e partisë, shkuarja në zgjedhje të brendshme dhe ndryshimi i statutit.
Sipas tij, Kurti do të vazhdojë me mbledh rreth vetës njerëz për një kauzë që nuk është përmirësimi i gjendjes në shëndetësi, arsim apo krijim të vendeve të punës. Kjo sipas Haradinajt, shihet shumë qartë nga qasja e tij për të krijuar institucionet.
Ai sërish e ka quajtur sërish Albin Kurtin mashtrues.
“Koncepti që ai po e përfaqëson në politikë është mashtrim. Ai ka shkuar në formën popullsitë të mbledhjes së votave, ai ka shkuar në formën e kompromitimit dhe dëmtimit të asaj që është krijuar. Ai ka shkuar në mbledhjen e një besimi duke ia bërë punën e vështirë atyre që punojnë, por nuk e ka bërë asnjëherë këtë me logjikën që nesër me ndërruar gjendjen. Ai gjithë kohën ka bërë politikë me qenë kauzë vet. Me mbet kauzë ai nuk e ka qëllimin t’i krijojë institucionet.
Pra nuk ka me krijuar qeveri Albin Kurti, ai ka me vazhduar me mbet në kauzë, me vazhduar me mbledh rreth vetës njerëz për një kauzë por nuk është përmirësimi i gjendjes në shëndetësi, arsim apo krijim të vendeve të punës. Kjo shihet shumë qartë nga qasja e tij për të krijuar institucionet, me krijuar qeverinë”, tha Haradinaj, duke ia përmendur VV-së vitin 2017, kur pyetnin ku janë numrat.
Sipas tij, më së mirë për Kosovën do të ishte me dështuar Kurti dhe mos me krijuar Qeverinë.
“Ku janë Vetëvendosje sot? A i kanë numrat? Ose pse i kanë ata numra? Pse i kanë kërkuar ato vota? Çka kërkojnë të bëjnë me to? Qe gjashtë muaj ditë kam dhënë dorëheqje. Vendi ish deshtë me pas qeveri. Ish dashtë me ndodh zhvillimi e punësimi e me ecë përpara. Çka po ndodhë në Kosovë sot? Një telenovelë në mes Kurtit dhe të tjerëve që janë pengë e tij… Çka është më mirë për Kosovën, me dështuar Kurti dhe mos me krijuar Qeverinë. Me dështuar i dyti, me shkuar te i treti, me respektuar rezultatin zgjedhor dhe me pas qeveri pa këtë të parin apo me shkuar në zgjedhje”, tha ai./Telegraf