Haradinaj nderon ushtarakët e rënë në Letoni: Kosova, përjetësisht mirënjohëse!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nderuar sot kujtimin e Majorit Klodian Tanushi, ushtarakut shqiptar që humbi jetën i vrarë nga mina në Letoni, bashkë me nëntetaren Zarife Hasanaj.

Haradinaj njoftoi se “mëngjesin e sotëm kam nënshkruar në Librin e Zisë, në Ambasadën e Shqipërisë, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta popullit shqiptar për humbjen e jetës së dy oficerëve shqiptarë në misionin në Riga të Letonisë.

Oficerët e ushtrisë shqiptare, nëntetarja Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushi, nderuan flamurin dhe atdheun. Kosova përjetësisht mirënjohëse!”

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?