Haradinaj: Nuk do t’ua pranoja testet Serbisë, edhe sikur të më ngjalleshin vëllezërit
Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se do t’i refuzonte ndihmat e Serbisë sikur edhe t’ia ngjallnin vëllezërit e vrarë në kohën e luftës.
Ky reagim i Haradinajt erdhi pasi Qeveria nga Serbia 1000 teste për koronavirusin.
“Edhe me mi ngjallë vëllezërit s’ja kisha pranu ndihmën Serbisë. Vrasje e masakra që ndodhën ndër vite, s’guxojmë t’i kalojmë”, ka shkruar Haradinaj, në një reagim në FB.
Ai ka thënë se po i vjen inati se si Mali i Zi kishte refuzuar ndihmat serbe kurse Kosova i ka pranuar.