Haradinaj: Nuk jap dorëheqje

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se do ta vazhdojë punën, përkundër se Lista Srpska është larguar nga koalicioni qeveritar.
Haradinaj ka thënë se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje dhe ka shpjeguar arsyet.

“Është e pakuptueshme marrja e një vendimi për largim nga koalicioni”, ka konsideruar kryeministri në një konferencë për media.

“Veprimi i djeshëm nuk ka qenë i drejtuar kundër qytetarëve serbë, sikurse as zyrtarëve serbë, por i atyre që e kanë thyer ligjin”, tha ai.

“Dorëheqje nuk e kam plan me dhanë. Punën kam me vazhdu”, shtoi Haradinaj.

Haradinaj ka thënë, po ashtu, se ka marrë përkrahje nga shumë deputetë, pas largimit të Listës Serbe nga koalicioni, pas arrestimit dhe deportimit të Marko Gjuriqit nga Kosova. /GazetaExpress/

SHKARKO APP