Haradinaj: Nuk kemi zgjidhje për demarkacionin

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se e ka harrur përmbajtjen e raportit 100 ditor.

“E kam harruar përmbajtën e raportit tim 100 ditor, sepse e kam dorëzuar atë qe 100 ditë në Qeveri. Po mundohem të i mbaj mend këto 88 ditë që janë me rëndësi”, tha ai duke iu drejtuar opozitës.

Po ashtu ai e pranoi që ende koalicioni qeverisës nuk ka ndonjë zgjidhje për Demarkacionin,. Pasi  siç tha ai një marrëveshje të tillë nuk ka pasur as kur është krijuar ky koalicion.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Demarkacioni e ka rënduar Kosovën dhe  rëndon edhe sot, vërtet që Qeveria aq sa ka pasur mundësi ka ndihmuar që kjo temë të marr epilogun e duhur. Një komision i ri, një marrëveshje mes dy presidentëve një materie e arsyeshme para jush. Ne në koalicion nuk kemi pasur një marrëveshje për një temë të tillë sepse  një pjesë e jona nuk kanë qenë pro kësaj çështjeje”, tha Haradinaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu ai ka thënë se ende nuk kemi një zgjidhje për demarkacionin./Zeri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?