Haradinaj për zgjedhjet në veri: Qytetarët dëshmuan pjekuri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur procesin e rregullt zgjedhor për zgjedhjen e kryetarëve në Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposavic dhe Zveçan.

Haradinaj në një shkrim të bërë në Facebook ka thënë se qytetarët kanë dëshmuar pjekuri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pa ndonjë incident në një proces demokratik, dhe duke votuar për kandidatët që ata besojnë se do ju shërbejnë interesave të tyre.

Ndërkohë, zyrtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor kanë vlerësuar të qetë dhe pa probleme ecurinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave në veri të Kosovës.

SHKARKO APP