Haradinaj: Rugova nuk do t’i pranonte marrëveshjet që nënshkroi Mustafa

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinja, thotë se u “djersit” nga turpi pas hedhjes së vezëve në Kuvendin e Kosovës, por nuk kishte mënyrë tjetër për një
Kryeministër i cili sipas tij “I ka shti veshët në lesh”.

Tha se habitet që LDK po përkrah marrëveshjet e nënshkruara nga Isa Mustafa.

Haradinaj ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë dhe kryeministrit Mustafa, i cili sipas tij po i bën vendit dëme që nuk mund të rregullohen as nga Qeveritë e ardhshme.

Tha se aktualisht nuk mund të respektojnë institucionet e vendit, pasi ato, sipas tij, nuk po e respektojnë shtetin.

“Nuk mund t’i respektojmë këto institucione të cilat nuk po e respektojnë shtetin”, tha Haradinaj për televizionin “Tribuna”.

Më tej, në qëndrimin e tij, Haradinaj tha se LDK, e cila u themelua nga Ibrahim Rugova, nuk do të duhet të përkrahte liderin aktual të saj.

Sipas Haradinajt, “Rugova nuk do t’i nënshkruante marrëveshjet e arritura në Bruksel”.

“Unë habitem me partinë e Ibrahim Rugovës ku ka arritur… Unë kurrë në jetë nuk besoj që Ibrahim Rugova të cilin e kom njohur do t’i nënshkruante këto marrëveshje”, tha Haradinaj.

SHKARKO APP