Haradinaj: Serbia të ndalojë armatosjen nga Rusia, kërcënim ndaj Kosovës

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, denoncon armatosjen e vazhdueshme të Serbisë nga Rusia dhe Kina.

“Është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike”, shkruan ai në një status në Facebook. Gjithashtu, më tej, Haradinaj i kërkon Serbisë që ta ndalojë këtë çmenduri përpara se të jetë tepër vonë.

“Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancirë, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike. Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë!”, shkruan Haradinaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?