Haradinaj shkarkon zv/ministrin: Ngriti këmbët në makinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni.

Këtë ai e ka bërë të ditur nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale.

“Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni”, ka shkruar Haradinaj.

Shkarkimin nga detyra të Maxhunit e ka kërkuar zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.

Pacolli ka reaguar ndaj veprimit të Maxhuni, i cili ditë më parë është fotografuar në në makinën e institucionit duke mbajtur këmbët pranë xhamit të parë.

SHKARKO APP