Haradinaj: Shumë arsye që të jemi krenarë sot, FSK po merr pjesë në stërvitjen e NATO-s në Durrës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur sot se Njësia e Forcës së Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në stërvitjen e madhe ushtarake që po bëhet nga NATO në Durrës.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj shkruan se Njësia e FSK-së që po merr pjesë, do të certifikohet për kapacitetet aktuale operacionale.
POSTIMI
“Ka nisur në Durrës stërvitja e madhe “Defender Europe 21“.
Ka shumë arsye që të jemi krenarë sot. E arsyeja më e madhe është pjesëmarrja për herë të parë e Ushtrisë sonë në një operacion të përmasave të tilla.
Njësia e FSK-së që po merr pjesë, do të certifikohet për kapacitetet aktuale operacionale.
Urime NATO, Urime Shqipëri, Urime Kosovë!
Urime Ushtria e Kosovës! Krenar me ju!”
Ka nisur në Durrës stërvitja e madhe “Defender Europe 21“.
Ka shumë arsye që të jemi krenarë sot. E arsyeja më e madhe…
Pubblicato da Ramush Haradinaj su Martedì 4 maggio 2021