Harta e Kosovës me flamurin e Serbisë, eksperti amerikan: SHBA dhe BE të reagojnë ndaj Vuçiçit

Provokimet nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ndaj Kosovës nuk ndalojnë. Të enjten ai publikoi një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë në të. Për këtë ka reaguar eksperti amerikan, Alon Ben Meir duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe Bashkimi Evropian duhet të dënojnë provokimin e Vuçiçit.

Ai madje thotë se presidentit i SHBA-së duhet të dërgojë mesazh të qartë tek presidenti i Serbisë se pavarësia e Kosovës nuk do të jetë më kurrë subjekt diskutimi.

“SHBA-të dhe BE-ja duhet ta dënojnë provokimin e Vuçiçit. Presidenti i SHBA-së duhet të dërgojë mesazh të qartë tek Vuçiq se pavarësia e Kosovës nuk do të jetë më kurrë subjekt diskutimi”, ka shkruar Alon Ben Meir në “Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?